“Trepça Sh.A.” pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të ventilimit në minierë

Trepça Sh.A. ka njoftuar se ka pezulluar nga puna një punëtor të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”, pas dyshimeve për shkelje të rëndë në vendin e punës. “Me datën 14.04.2026, Kryeshefi Ekzekutiv ka nxjerrë vendimin për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit M.LL., pas një denoncimi të paraqitur nga Drejtori i…

Lajme

14/04/2026 23:21

Trepça Sh.A. ka njoftuar se ka pezulluar nga puna një punëtor të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”, pas dyshimeve për shkelje të rëndë në vendin e punës.

“Me datën 14.04.2026, Kryeshefi Ekzekutiv ka nxjerrë vendimin për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit M.LL., pas një denoncimi të paraqitur nga Drejtori i Prodhimit”, thuhet në njoftim.

Sipas ndërmarrjes, punëtori dyshohet se ka ndërprerë në mënyrë të qëllimshme energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional.

“Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës”, thuhet më tej në njoftim.

Rasti pritet të trajtohet në procedura të mëtejme disiplinore.