Atletico Madrid dhe PSG kalojnë në gjysmëfinale të Champions League

Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League. Kjo pasi kanë eliminuar Barcelonën, respektivisht Liverpool. Barcelona ka triumfuar të martën me rezultat 1-2 në “Metropolitano”, por kjo nuk ka mjaftuar, pasi katalanasit ishin mposhtur 0-2 në ndeshjen e parë. Atletico Madrid ka kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2. Skuadra mysafire e ka nisur ndeshjen…

Sport

14/04/2026 23:04

Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League. Kjo pasi kanë eliminuar Barcelonën, respektivisht Liverpool.

Barcelona ka triumfuar të martën me rezultat 1-2 në “Metropolitano”, por kjo nuk ka mjaftuar, pasi katalanasit ishin mposhtur 0-2 në ndeshjen e parë. Atletico Madrid ka kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Skuadra mysafire e ka nisur ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt me golin e Lamine Yamal.

Në minutën e njëzet e katërt, Ferran Torres e ka dyfishuar epërsinë pas asistimit të Dani Olmo, duke i dhënë shpresë Barcelonës për përmbysje.

Megjithatë, vendasit kanë reaguar në minutën e tridhjetë e një kur Ademola Lookman ka shënuar për 1-2, gol që ka dalur të jetë vendimtar për kualifikimin e Atletico Madrid.

Në ndeshjen tjetër, Paris Saint-Germain ka fituar edhe në udhëtim ndaj Liverpool me rezultat 0-2.

Të dy golat janë realizuar nga Ousmane Dembele, fillimisht në minutën e shtatëdhjetë e dytë, pas asistimit nga Khvicha Kvaratskhelia e më pas edhe në kohën shtesë kur është asistuar nga Bradley Barcola.

Duke pasur parasysh fitoren 2-0 në ndeshjen e parë, PSG ka kaluar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Në gjysmëfinale, Atletico Madrid do të përballet me fituesin e ndeshjes Arsenal dhe Sporting CP, ndërsa Paris Saint-Germain do të luajë kundër fituesit të përballjes Bayern Munich – Real Madrid.