Ymeri i drejtohet Kurtit me dy pyetje: A morët para nga Martin Berishaj për fushatë dhe a jeni në borxh ndaj Vuk Hamoviqit?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur dyshime lidhur me financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe transaksionet tregtare të energjisë elektrike me kompaninë e biznesmenit serb Vuk Hamoviq. Në një postim, Ymeri i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti, duke i kërkuar të sqarojë raportet e pretenduara financiare me Martin…

Lajme

10/11/2026 18:24

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur dyshime lidhur me financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe transaksionet tregtare të energjisë elektrike me kompaninë e biznesmenit serb Vuk Hamoviq.

Në një postim, Ymeri i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti, duke i kërkuar të sqarojë raportet e pretenduara financiare me Martin Berishajn dhe Vuk Hamoviqin, transmeton lajmi.net.

Ymeri ka parashtruar dy pyetje për Kurtin, duke e sfiduar atë që të mohojë pretendimet për marrjen e parave nga Martin Berishaj për fushatën e Vetëvendosjes, si dhe raportet e pretenduara financiare me kompaninë e Vuk Hamoviqit./lajmi.net/