Kurti për Specialen në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe mos ndalo së punuari për drejtësi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War” në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, është deklaruar shkurt për Gjykatën Speciale, pasi u pyet rreth drejtësisë ndërkombëtare. Ndonëse nuk i përmendi ish-krerët e UÇK-së që dënuan në Hagë me 81 vjet burgim në total, Kurti…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War” në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, është deklaruar shkurt për Gjykatën Speciale, pasi u pyet rreth drejtësisë ndërkombëtare.
Ndonëse nuk i përmendi ish-krerët e UÇK-së që dënuan në Hagë me 81 vjet burgim në total, Kurti tha se nuk duhet ndaluar së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi.
Ai e përmendi Apelin dhe punën që duhet bërë, kur “s’je i kënaqur”.
“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare. Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka thënë Kurti në panel.