Ylli i NBA paguan faturë 164 dollarë dhe lë bakshish 1 mijë dollarë

Qendra e Cleveland Cavaliers, Andre Drummond tregoi bujarinë e tij duke lënë një bakshish prej 1 mijë dollarësh në një restorant pasi pagoi një faturë 160 dollarëshe.

Sport

26/05/2020 12:12

Ngjarjet ndodhën këtë të dielë, në restorantin Che Che në Delray Beach (Florida), dhe surprizën e madhe e mori kamerierja Kassandra Díaz.

“Unë nuk e di se kush ishte klienti derisa pashë faturën 164 dollarëshe”, tha Diaz, përcjell lajmi.net.

“Kur ata më dhanë kartelën, unë shkova t’i vendos të dhënat dhe informacionet për të mbyllur tavolinën dhe nuk mund të besoja se çfarë ndodhi më pas”.

Díaz shkruajti në postimin e saj në Instagram, së bashku me një foto të faturës, se “jashtë çekut për 160 dollarë, ishin edhe 1 mijë dollarë si bakshish”.

”Unë u dridhesha dhe kisha lot lumturie pas asaj që më la”.

Drummond fiton më shumë se 27 milionë dollarë në sezon. /Lajmi.net/