Ylli i Bullgarisë: Me çdo kusht duhet ta mposhtim Kosovën

Futbollisti më i mirë i Bullgarisë, Kiril Despodov ka deklaruar se fitorja është i vetmi opsion për skuadrën e tij në vigjiljen të sfidës me Kosovës.

Sport

09/06/2019 21:23

Despodov ishte lojtari që u paraqit në konferencën për shtyp bashkë me trajnerin, Krassimir Balakov.

Ylli i Cagliarit e ka pranuar se Bullgaria është në presion të madh, por beson fuqishëm se do dalin me tre pikë nga stadiumi nacional ‘Vasil Levski’, përcjell lajmi.net.

”Unë jam i gatshëm dhe jam në dispozicion të trajnerit. Nëse ai mendon se jam gati dhe se duhet të startoj, atëherë kjo do të ishte e mrekullueshme për mua”.

“Futbolli është gjithmonë një sport i vështirë – si në Kombëtare ashtu edhe në klub. Duhet të fitojmë me çdo kusht nesër”, potencoi sulmuesi bullgar.

Kujtojmë se Despodov nuk luajti në ndeshjen e parë mes këtyre dy reprezentacioneve në ‘Fadil Vokrri’ për shkak të një lëndimi, me takimin që u mbyll baras 1-1. /Lajmi.net/