Xhelal Sveçla nuk paraqitet në gjykatë, thotë se është jashtë vendit- aty janë vetëm Pacolli e Zyba
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot zhvillohet seanca ndaj ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, deputetes së zgjedhur nga Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Sali Zyba. Në seancë të pranishëm janë vetëm Pacolli dhe Zyba, ndërsa Sveçla nuk është paraqitur. Ai përmes një emaili ka njoftuar se gjendet jashtë vendit, transmeton lajmi.net. Duhet përkujtuar që të tre…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot zhvillohet seanca ndaj ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, deputetes së zgjedhur nga Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Sali Zyba.
Në seancë të pranishëm janë vetëm Pacolli dhe Zyba, ndërsa Sveçla nuk është paraqitur.
Ai përmes një emaili ka njoftuar se gjendet jashtë vendit, transmeton lajmi.net.
Duhet përkujtuar që të tre janë të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës./Lajmi.net/

