Xhavit Drenori tregon se kush fshihet prapa gurthyeseve në komunën e Drenasit (Video)

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka folur për mënyrën se si është qeverisur Drenasi deri më tani nga Partia Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe ai.

Lajme

07/12/2016 20:54

Në emisionin “Komiteti”, Drenori ka thënë se arsyeja kryesore përse ai nuk u kandidua për kryetar të komunës nga radhët e PDK’së ishte kërkesa e tij për ndryshimin e gjendjes në këtë komunë, që prekte njerëzit e kryesisë së kësaj partie.

Ish-kandidati i pavarur ka treguar se qeverisja e PDK-së në Drenas ka dështuar në disa sfera, pikërisht për faktin se pronat e uzurpuara të komunës janë në duar të njerëzve që janë pjesë e PDK-së.

Drenori ka përmendur në “Komiteti” ndotjen e mjedisit si një ndër problemet esenciale të kësaj komune, dhe ka thënë se ndër shkaktarët kryesorë janë gurthyesit në këtë komunë.

Sipas Drenorit, gurthyesit, që ai i ka quajtur të jashtëligjshëm, i takojnë disa prej deputetëve të nivelit qendror. Madje, sipas tij, pas tyre fshihen edhe njerëzit e afërt të ministrit të Mjedisit, Ferat Shala.

YouTube player