Xhaka paralajmëron kalimin te Roma: Arsenal e di çfarë dua unë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka pranuar se është i hapur për kalimin te gjiganti italian, Roma.

Sport

27/06/2021 16:17

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën kërkohet me ngulm nga Jose Mourinho dhe marrëveshja thuhet se është në fazën përfundimtare, transmeton lajmi.net.

I pyetur për të ardhmen, Xhaka gjithashtu pranoi se e do kalimin te Roma.

“Arsenal e di se çfarë dua unë. Është bukur këtu (në Romë)”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Roma duhet të paguajë rreth 20 milionë euro për shërbimet e mesfushorit./Lajmi.net/