Xhaka ndryshoi numrin për “faj” të këtij ylli të Arsenalit

Sot Arsenali publikoi fanellën e Granit Xhakës, i cili do ta veshë atë me numër 16.

Sport

27/05/2016 23:38

Fillimisht ishte paralajmëruar që ai do ta bartë fanellën me numër 34, por gjithçka ka ndryshuar pas vendimit të uellsianit Aaron Ramsey për të ndërruar numër.

Ai mori numrin 8, të lëshuar nga i pensionuari Mikel Arteta, për t’ia lënë kosovarit 16-shin, përcjellë “Lajmi.net”.

Raportohet se ka interesim të jashtëzakonshëm për blerjen e fanellës së Xhakës.