Xavi për De Jong: Më bindi që të jetë startues në mesfushë

Xavi Hernandez ka folur me lëvdata për mesfushorin Frenkie De Jong. Në një prononcim pas ndeshjes ndaj Villarrealit – që katalunasit e fituan me rezultat 3-0, trajneri spanjoll u shpreh i lumtur me performancën e lojtarit, duke thënë se ky rendiment i treguar nga ai e ka bindur që të startojë me të në mesfushë.…

Sport

21/10/2022 08:51

Xavi Hernandez ka folur me lëvdata për mesfushorin Frenkie De Jong.

Në një prononcim pas ndeshjes ndaj Villarrealit – që katalunasit e fituan me rezultat 3-0, trajneri spanjoll u shpreh i lumtur me performancën e lojtarit, duke thënë se ky rendiment i treguar nga ai e ka bindur që të startojë me të në mesfushë.

“Ai më bindi që të jetë në mesfushë. Ai ishte shumë i mirë dhe jam i lumtur për të”, përfundoi Xavi.

De Jong ishte një ndër lojtarët më të vlerësuar nga SofaScore mbrëmë, ku mori notën 7.9. /Lajmi.net/