Xavi: Napoli është skuadër që përket në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barcelonës, Xavi është deklaruar para sfidës së vështirë ndaj Napolit, në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Sport

16/02/2022 16:23

Katalunasit kanë rigjetur formën kohëve të fundit dhe do kërkojnë vetëm fitore që të marrin avantazhin edhe për ndeshjen kthyese, përcjellë lajmi.net.

Para përballjes ndaj “Napolitanëve”, tekniku spanjoll i vlerësoi lartë klubin italian, duke thënë se përkasin në Ligën e Kampionëve.

“Janë skuadër me eksperiencë. Një skuadër që dominon në futboll. Por, gjithashtu mbrohen mirë. Zielinski është befasi si Elmas, Anguissa, Ruiz, Osimhen dhe Insinge”.

“Është skuadër e Ligës së Kampionëve. Nuk kemi qenë me fat në short. Duke i analizuar, sheh shumë potencial. Humbja e Lobotka është e rëndësishme për ta, por kanë mbrojtës ofensivë si Rui dhe Di Lorenzo. Janë rival i madh prandaj edhe janë duke garuar për Scudetto”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja zhvillohet këtë të enjte me fillim nga ora 18:45./Lajmi.net/