Xavi gjen mënyrën – Barcelona e do Donnarumman në merkaton e verës

Barcelona raportohet se janë të interesuar në shërbimet e portierit të Paris Saint Germain, Gianluigi Donnarumma.

Sport

24/01/2022 15:02

Skuadra katalane është në një krizë ekonomike dhe nuk pritet të jetë shumë aktive, megjithatë, synimet janë prej më të mëdhave.

Sipas raportimeve të Fichajes, Barcelona po planifikojnë transferimin e italianit Donnarumma, në merkaton e verës, përcjell lajmi.net.

Barcelona janë gati të ofrojnë shërbimet e Marc Andre Ter-Stegen, në shkëmbim për Donnarumma.

Italiani iu bashkua skuadrës së PSG si transferim i lirë gjatë qershorit, pasi la klubin e fëmijërisë, Milan.

Donnarumma ka hasur në konkurrencë të madhe me Keylor Navas te PSG dhe mund të jetë i hapur për një transferim që i siguron minutat e plota. /Lajmi.net/