Xativa humbi në Madrid

Olimpic de Xativa mbërriti në Madrid, me shumë vështirësi. Kundërshtari i Real Madridit në ndeshjen e sotme në Santiago Bernabeu në kuadër të Copa del Rey bëri rrugëtim dy orë më të gjatë se sa që ishte caktuar, për shkak se autobusi i ekipit e humbi rrugën për në kryeqytet. Skuadra nga liga e tretë…

Sport

18/12/2013 16:10

Olimpic de Xativa mbërriti në Madrid, me shumë vështirësi. Kundërshtari i Real Madridit në ndeshjen e sotme në Santiago Bernabeu në kuadër të Copa del Rey bëri rrugëtim dy orë më të gjatë se sa që ishte caktuar, për shkak se autobusi i ekipit e humbi rrugën për në kryeqytet.

Skuadra nga liga e tretë spanjolle është duke qëndruar në Hotel Victoria, vetëm 50 metra nga Puerta del Sol, por shoferi gaboi rrugën dhe skuadra u vonua për të mbërritur në cak. Në fund, policia u desh të shpëtonte ekipin dhe ta përcjell autobusin për në hotel.

Por, pavarësisht kësaj, rrugëtimit të gjatë gjashtë orë dhe 385 kilometra, futbollistët u paraqitën të lumtur pasi arritën në destinacion.

“Udhëtimi me autobus ishte sikur të rikthehemi në shkollë. Ishim pak sa të lodhur sepse rruga na doli më e gjatë se që ishte dashur, por kjo nuk do të ndikojë në ndeshje. Jemi të lumtur që jemi këtu në Madrid”, deklaroi kapiteni i Xativas, Eduardo Rifaterra.

Xativa – besoni apo jo – barazoi në ndeshjen e parë me Real Madridin duke luajtur pa gola.