Wuhan, vendi ku filloi përhapja e koronavirusit, shndërrohet në “qytet fantazmë”

Wuhan, qyteti prej të cilit filloi përhapja e koronavirusit, është kthyer në një “qytet fantazmë”.

Fun

28/01/2020 14:50

Çdo hyrje e dalje nga ky qytet kontrollohet rreptësisht nga autoritetet e vendit. Për ta shmangur përhapjen e virusit, banorët e Wuhanit janë futur në karantinë, transmeton lajmi.net.

Numri i të futurve në karantinë është 11 milionë. Qyteti ka mbetur i zbrazur, me rrugë, ndërtesa, e aeroporti kanë mbetur pa njerëz.

Por edhe ata pak persona që frekuentojnë rrugët mbajnë maska dhe rroba mbrojtëse si preventivë. /Lajmi.net/