Përshkallëzon protesta në Tiranë, protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë, policia nis ofensivë për t’i zmbrapsur
Protesta e sotme, e nisur në mënyrë të qetë, ka përshkallëzuar para pak çastesh në një përplasje mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë këta të fundit që kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt efektivëve, duke nisur në këtë mënyrë një përplasje, raporton Top Channel. Policia është riorganizuar për tu vendosur në krahët e godinës, më…
Lajme
Protesta e sotme, e nisur në mënyrë të qetë, ka përshkallëzuar para pak çastesh në një përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Kanë qenë këta të fundit që kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt efektivëve, duke nisur në këtë mënyrë një përplasje, raporton Top Channel.
Policia është riorganizuar për tu vendosur në krahët e godinës, më pas ka ndërhyrë duke avancuar me vrapim të sinkronizuar për t’i larguar. Hidhet sprej me piper në bulevard.