Wijnaldum te Tottenham, Ndombele te PSG – pritet shkëmbimi

PSG dhe Tottenham janë gati të përfshihen në një marrëveshje shkëmbimi në merkaton e janarit.

Sport

24/01/2022 13:52

Sipas Dailymail, Gini Wijnaldum pritet t’i bashkohet skuadrës së Tottenham, kurse Tanguy Ndombele në anën tjetër pritet të kalojë te PSG, përcjell lajmi.net.

Të dyja skuadrat janë të pakënaqura me produktivitetin e lojtarëve në fjalë dhe besojnë se mund të përfitojnë nga kjo lëvizje.

Ish lojtari i Liverpool është gati të kthehet në Premier League, derisa Ndombele është i hapur për aventurë të re.

Marrëveshja pritet të finalizohet para fundit të merkatos së janarit. /Lajmi.net/