Werner flet për situatën e Rudiger dhe Christensen: Si agjent të lirë, mund të shkojnë ku të duan

Sulmuesi i Chelseas, Timo Werner thotë se dyshja qendërmbrojtëse Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen mund të luajnë në çdo klub të botës, por shpreson që do mbesin në "Stamford Bridge".

Sport

18/01/2022 12:08

Dy yjet pavarësisht që janë në formacionin kyç të Thomas Tuchel ende nuk kanë rinovuar kontratat, që u skadon në verë, transmeton lajmi.net.

Werner shpreson që dyshja të vazhdojnë të qëndrojnë te “Blutë”, por beson që nëse largohen, mund t’i bashkohen cilës do skuadre që duan.

“Do të isha i lumtur të qëndronte. Mund të përmirësojnë çdo skuadër. Ka ende qendërmbrojtës të mirë”.

“Ai luan mrekullueshëm (Rudiger). Si agjent i lirë, mund të shkojë në cilën do skuadër që dëshiron”.

Ndërkohë, Christensen është i lidhur me kalimin te Barcelona dhe Bayern Munich, derisa Rudiger kërkohet nga PSG dhe Real Madrid./Lajmi.net/