Wenger pranon fajin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ai është fajtor për humbjen e rëndë 6:0 nga Chelsea në Stamford Bridge. “Kjo humbje është faji im, marr përgjegjësi të plotë për të. Nuk mendoj se ka nevojë të flitet shumë rreth gabimeve që janë bërë. Ne u fshehëm mirë sot”, deklaroi Wenger i cili mori…

Sport

22/03/2014 15:38

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ai është fajtor për humbjen e rëndë 6:0 nga Chelsea në Stamford Bridge.

“Kjo humbje është faji im, marr përgjegjësi të plotë për të. Nuk mendoj se ka nevojë të flitet shumë rreth gabimeve që janë bërë. Ne u fshehëm mirë sot”, deklaroi Wenger i cili mori një goditje të rëndë në ditën kur zhvilloi ndeshjen jubilare të 1000’të në drejtim të Arsenalit.

“Duhet të reagojmë të martën mbrëma kundër Swanseas dhe mënyra më e mirë është të mos i shpjegojmë shumë gabimet. Po, sigurisht se është një prej ditëve më të këqija në karrierën time. Gjithçka përfundoi pas 20 minutash dhe është një ndeshje e gjatë pas kësaj”.

“Ju përgatitemi gjithë javën dhe në fund përjetoni një përvojë si kjo”.

Wenger e shpjegoi përjashtimin e gabuar të Kieran Gibbs në vend të Alex Oxlade-Chamverlain.

“Besoj se ishte lojë me dorë por gjyqtari nuk e kishte parë. Topi shkoi jashtë dhe mendoj se Chamberlain ishte ai që e preku. Nuk e di se kush i dha indikacione gjyqtarit se ishte lojë me dorë por ai sigurt nuk e kishte parë. Sigurt. Është dëshpërim i madh sot por ne duam të fitojmë ndeshjen e radhës”.