Vritet djali i drejtorit të Marseilles

Derisa ishte duke dalë nga vetura, gjatë një përplasje mes një grupi kriminelësh është vrarë biri i drejtorit të Olympique Marseille, Adrian Anigo. Adrien Anigo, i biri i drejtorit të klubit Olympique Marseille, Jose Aniga, është vrarë gjatë një përplasje mes një grupi kriminelësh, ka bërë të ditur policia franceze. Që nga fillimi i vitit…

Sport

06/09/2013 09:44

Derisa ishte duke dalë nga vetura, gjatë një përplasje mes një grupi kriminelësh është vrarë biri i drejtorit të Olympique Marseille, Adrian Anigo.

Adrien Anigo, i biri i drejtorit të klubit Olympique Marseille, Jose Aniga, është vrarë gjatë një përplasje mes një grupi kriminelësh, ka bërë të ditur policia franceze.

Që nga fillimi i vitit në sulmet e rrugës në Marseille janë vrarë 15 persona.

Burime të policisë kanë bërë të ditur se Adrien Anigo është vrarë për shkak të disa llogarive, në pjesën veriore të Marseille të Francës në orët e pasdites të enjten.

Derisa ishte duke dalë nga makina, është qëlluar me armë zjarri nga dy sulmues me motor.

Adrien Anigo dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal e cila ka grabitur disa argjendari në vitin 2006 dhe 2007. Ai ka qenë i arrestuar në vitin 2010, por shumë shpejt është liruar.