Vrasësi i deputetes britanike dyshohet të ketë lidhje me një organizatë raciste
Pretendohet se i dyshuari për vrasjen e deputetes britanike, Jo Cox, ka lidhje me një organizatë raciste me qendër në SHBA, Aleanca Nacionale (National Alliance).
Bota
Tommy Mair është i dyshuari kryesor për vrasjen e deputetes Cox me një pistoletë të prodhuar në mënyrë artizanale dhe thikë ndërkohë që ajo ishte duke marrë pjesë në një takim elektoral. Pretendohet se ai është që prej vitit 1999 në kontakt me organizatën raciste me qendër në SHBA.
Shoqata për çështjet e drejtësisë (SPLC) me qendër në SHBA, ka shpërndarë në media një faturë ku tregohet blerja nga Mair-i të disa broshurave ku tregohet dhe shpjegohet prodhimi i armëve dhe lëndës shpërthyese në mënyrë artizanale, raporton Anadolu Agency (AA).
Në faturë shkruan emri i Mair-it dhe adresa e banimit të tij. Krahas faturave në shtëpinë e tij janë gjetur edhe libra në lidhje me lëndët shpërthyese dhe një libër i Adolf Hitlerit.
Një faturë e vitit 1999 dhe dy të tjera të vitit 2003 tregojnë që i dyshuari për vrasje ka blerë sende me vlerë 620 dollarë nga organizata raciste me qendër në SHBA.
Organizata e cila mbron lartësinë e racës së bardhë, njihet edhe me qëndrimet e saj kundër Islamit dhe herbenjëve./ lajmi.net.