Hoti: Dy ditët finale, ose e zgjedhim Presidentin ose ua kthejmë mandatin qytetarëve

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka deklaruar se nesër Kuvendi hyn në dy ditët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ai ka theksuar se këto seanca do të përcaktojnë nëse vendi do të ketë president të ri apo nëse mandati do t’u kthehet sërish qytetarëve përmes zgjedhjeve. “E diel e këndshme në Prizren. ☀️…

Lajme

26/04/2026 21:19

Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka deklaruar se nesër Kuvendi hyn në dy ditët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai ka theksuar se këto seanca do të përcaktojnë nëse vendi do të ketë president të ri apo nëse mandati do t’u kthehet sërish qytetarëve përmes zgjedhjeve.

“E diel e këndshme në Prizren. ☀️ Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë vendit Presidentin e ri ose për ta kthyer mandatin sërish te qytetarët”, shkruan Hoti në Facebook.