Ylli Limani i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Më 12 shtator marshojmë për UÇK-në

Këngëtari i njohur, Ylli Limani, i është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Përmes një mesazhi publik, Limani ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë: “Më 12 shtator marshojmë për lirinë. Marshojmë për UÇK-në.” Marshi do të…

ShowBiz

09/09/2026 18:14

Këngëtari i njohur, Ylli Limani, i është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një mesazhi publik, Limani ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Më 12 shtator marshojmë për lirinë. Marshojmë për UÇK-në.”

Marshi do të mbahet nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në thirrjet për pjesëmarrje janë bashkuar edhe figura të ndryshme publike, artistë, organizata, klube sportive, bashkësi fetare, familje të dëshmorëve, veteranë, biznese dhe qytetarë nga mbarë Kosova.

Marshi organizohet në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe në mbrojtje të vlerave dhe historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/