Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri: “Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre”

Tre aktorët e njohur të “Logjikonomisë”, Granit Uka, Agan Asllani dhe Fisnik Ademi, kanë bërë thirrje publike për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të organizohet më 12 shtator në Prishtinë. Në një mesazh të përbashkët, aktorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit,…

ShowBiz

09/09/2026 21:27

Tre aktorët e njohur të “Logjikonomisë”, Granit Uka, Agan Asllani dhe Fisnik Ademi, kanë bërë thirrje publike për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të organizohet më 12 shtator në Prishtinë.

Në një mesazh të përbashkët, aktorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Duke shprehur mbështetjen e tyre, Uka, Asllani dhe Ademi kanë përcjellë mesazhin: “Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre”.

Marshi për Liri është paralajmëruar të mbahet më 12 shtator, duke nisur nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.