Vjosa Osmani i përgjigjet Valdete Dakës: Nuk më zbrapsin “kërcënimet” për dërgim në Kushtetuese

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është përgjigjur deklaratës së ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka për lajmi.net se kjo e fundit do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e saj.

Lajme

20/10/2021 17:40

Këtë paralajmërim që Daka e dha dje për lajmi.net, Osmani e ka cilësuar si “kërcënim”, që sipas saj nuk do ta zpraps.

“Mua nuk do të mund të më zpraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. Mbi të gjitha kam mandat të qartë popullor dhe nga kjo nuk do të tërhiqem në asnjë moment”, tha Osmani.

Ndryshe, në një deklaratë për lajmi.net të dhënë dje nga Valdete Daka, ajo paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për ta kundërshtuar vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e saj.

“Natyrisht, për më shumë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë shkurt Daka dje për lajmi.net kur është pyetur se a do t’i ndjek rrugët ligjore ndaj Vjosa Osmanit. /Lajmi.net/

Daka paralajmëron Osmanin pas konkluzionit të BE-së: Do t’i ndjek rrugët ligjore për shkarkimin tim