“Virusi nuk ekziston”: Ky sallon ondulimi nuk po i lejon të hyjnë klientët me maska

Një sallon ondulimi në Britani të Madhe është kritikuar nga një masë e gjerë, pasi vendosi një poster në dritare, duke mohuar ekzistencën e koronavirusit, si dhe duke i detyruar konsumatorët të mos vënë maska kur marrin shërbime aty.

Fun

08/09/2020 16:25

Salloni i ondulimit ‘Skin Kerr Aesthetics, Hair and Beauty, në Merseyside të Britanisë së Madhe, ka ndarë njoftimin për një vendim të tillë në faqen në ‘Facebook’, i cili më pas është fshirë, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Posteri, i vendosur në dritare të sallonit me shirita ngjitës, kishte pika kyçe që përfshinin rregullat kështu si vijojnë: të mos vihet maska, si dhe të mos flitet për virus në këto ambiente.

Parukierët dhe rrojtoret rifilluan punën në Britani më 4 korrik dhe nga 15 gusht u hapën shërbimet në tërësi, përfshirë trajtimet e fytyrës dhe vetullat.

Rreth 1,117 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në spitalet e Merseyside, teksa shumë më tepër vdekje të regjistruara në shtëpitë e kujdesit dhe në institucione të tjera të komunitetit. /Lajmi.net/