Vinicius zbulon se përse e refuzoi Barcelonën

Vinicius Junior ka bërë një deklaratë të papritur rreth interesimit të Barcelonës për të.

Sport

20/03/2019 10:55

Vinicius Junior ka bërë të ditur se ai kishte biseduar me Barcelonën për një transferim të mundshëm në Camp Nou, por kur hyri edhe Real Madrid në garë, gjërat ndryshuan.

Talenti brazilian ka thënë se ai nuk do të luajë kurrë për skuadrën katalonase, gjersa ka zgjedhur më të mirët në botë (Real Madridin).

“Barcelona erdhi në Brazil të më shikonte se si luaja dhe filluam të bisedonim rreth transferimit”, ka zbuluar Vinicius, përcjell lajmi.net.

“Por, kur Real Madrid erdhi të më kërkonte, unë i ndërpreva menjëherë bisedimet me Barcelonën, pasi doja të luaja vetëm për më të mirët.

“Kështu, unë vendosa të transferohem te Real Madrid për shumë arsye. Kryesorja është që kemi hapësira të mëdha që ta tregojmë veten si lojtarë të ri.”, ka shtuar më tej braziliani. /Lajmi.net/