Vinicius mund të refuzojë rinovimin me Real Madrid

Ylli brazilian i Real Madrid, Vinicius Junior, raportohet se ka njoftuar klubin se nuk do të nënshkruajë kontratë të re për aq kohë sa marrëdhënia e tij me trajnerin Xabi Alonso mbetet e tensionuar, raporton “The Athletic”. Kontrata aktuale e Vini Jr. skadon në vitin 2027, por bisedimet për një rinovim janë pezulluar për shkak të…

Sport

24/11/2025 20:34

Ylli brazilian i Real Madrid, Vinicius Junior, raportohet se ka njoftuar klubin se nuk do të nënshkruajë kontratë të re për aq kohë sa marrëdhënia e tij me trajnerin Xabi Alonso mbetet e tensionuar, raporton “The Athletic”.

Kontrata aktuale e Vini Jr. skadon në vitin 2027, por bisedimet për një rinovim janë pezulluar për shkak të marrëdhënies së tendosur me trajnerin e ri, Xabi Alonso, i cili ishte emërua në verë dhe ka pasur një fillim premtues me ekipin.

Sipas “The Athletic”, tri burime të ndryshme kanë konfirmuar se Vinicius ka diskutuar këtë çështje privatisht me presidentin e klubit, Florentino Perez, muajin e kaluar.