Villa mund të largohet nga Atletico

Eksperienca e David Villas në Atletico Madrid mund të marrë fund pas vetëm një viti. ‘Los Colchoneros’ kanë tentuar t’ia zvogëlojnë rrogën sulmuesit spanjoll, i cili nuk ka pranuar dhe për këtë mund të largohet nga Vicente Calderon.

Sport

03/05/2014 01:46

Mund të jetë larg Atletico Madridit e ardhmja e David Villas. Sipas uebfaqes spanjolle fichajes.net, ‘Los Colchoneros’ i kanë propozuar sulmuesit spanjoll zvogëlimin e rrogës, duke e konsideruar atë aktuale shumë të lartë.

Por, gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, Villa nuk është se e ka pritur mirë këtë ide, pasi nuk ka dëshirë që t’i ‘preket’ rroga.

Duhet të pritet vera dhe të dihet nëse ish futbollisti i Valencias dhe Barcelonës, do të qëndrojë në Vicente Calderon apo jo.

Këtë sezon, Villa nuk ka luajtur rregullisht, por ka kontribuar në sukseset e ekipit të Diego Simeones, i cili është afër të shpallet kampion i Spanjës dhe ka shkuar deri në finale të Ligës së Kampionëve.