Vidal: Ishim më të mirë, Atletico i shfrytëzoi rastet
Arturo Vidal mendon se Bayern Munichu ishte skuadër më e mirë se Atletico Madridi në të dy ndeshjet, por spanjollët i shfrytëzuan rastet që i patën, andaj edhe janë në finale.
Sport
Arturo Vidal është i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve, por sipas tij, Bayerni ka akoma tituj për të fituar këtë edicion.
Mesfushori kilian ka thënë se skuadra gjermane ishte më e mirë në të dy ndeshjet gjysmëfinale.
“Ishim më të mirë në të dy ndeshjet dhe i dominuam ato. Ata i shfrytëzuan rastet e tyre dhe për këtë janë në finale. Jemi të mërzitur, por kemi akoma trofe për të fituar dhe pikërisht këtë duam ta bëjmë”, deklaroi Vidal.