​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

Anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me kryetarin e saj, Hysni Gucatin po përcjellin fjalët përfundimtare ndaj krerëve të UCCK-së të cilët po gjykohen në nga Dhomat e Specializuara të Hagës. Më 9 dhe 10 shkurt fjalën përfundimtare do ta thotë Prokuroria e Hagës. Ditëve në vijim, është radha…

Lajme

09/02/2026 11:39

Anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me kryetarin e saj, Hysni Gucatin po përcjellin fjalët përfundimtare ndaj krerëve të UCCK-së të cilët po gjykohen në nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Më 9 dhe 10 shkurt fjalën përfundimtare do ta thotë Prokuroria e Hagës.

Ditëve në vijim, është radha për avokatin e viktimave, dhe më pas për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

Më 18 shkurt është planifikuar të thonë fjalën e tyre edhe ish krerët e UÇK-së, në këtë rast Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West ka kërkuar 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Ajo ka pretenduar, se të akuzuarit kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.