“Vetëm për vëmendje”, Capital T kapet me komentuesin për foton me vajzën misterioze

Fansat e kritikuan Capital T lidhur me foton e fundit, po reperi nuk përtoi dhe ua ktheu.

ShowBiz

10/11/2020 14:16

Reperi Capital T është gjithmonë në qendër të vëmendjes lidhur me veprimet që bën, shkruan lajmi.net.

Edhe pse tenton që ta mbajë larg syrit të medieve jetën private, është pikërisht ajo pjesë për të cilën fansat e reperit janë shumë kureshtar.

Në llogarinë e tij në Instagram, artisti ka ndarë me ndjekësit një fotografi, ku u shfaq në prehrin e një vajze, e cila deri tani mbetet anonime për publikun.

‘‘Më pëlqen mënyra si jetoj’’, ishte mbishkrimi që ai ia la fotos, teksa pranoi komente të panumërta nga ndjekësit.

 

View this post on Instagram

 

I like the way i live •

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Por, postimi i Capos ka bërë që të reagojnë fansat e tij, duke e konsideruar si veprim që e bëri vetëm për të tërhequr vëmendje.

“Vetëm për vëmendje i bën këto foto? U lodhëm duke parë gjëra të shtirura kudo. S’duhet te ti”, i shkruan një komentues.

Kurse përgjigja e tij ishte “Çfarë ka të shtirur këtu?.

“U lodhëm nga dramat tua me gocat! Ju të gjithë mos u gënjeni”, i ka shkruar një tjetër, kurse Capitali nuk vonoi dhe iu përgjigj “A mundem thjesht të postoj një foto? Shiko mirë se kush po bën drama.” /Lajmi.net/