Vetëm katër lojtarë me tipare defansive e kanë fituar ‘Topin e Artë’

Sot shpallet fituesi i Topit të Artë për vitin 2015.

Sport

11/01/2016 09:22

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar, janë të nominuarit për Topin e Artë për vtin 2015.

Ky çmim zakonisht shkon në duart e sulmuesve ose lojtarëve me tipare sulmuese, mirëpo vetëm katër mbrojtës apo mesfushorë defansivë  deri më tani e kanë fituar përgjatë historisë.

Lev Yashin (1963), Franz Beckenbauer (1972 and 1976), Matthias Sammer (1996) dhe Fabio Cannavaro (2006), janë lojtarët e vetëm që kanë luajtur si mbrojtës apo mesfushorë defansivë e vetëm që e kanë fituar ‘Topin e Artë’, përcjell Lajmi.net nga ESPN.

Nga 256 finalistët e këtij çmimi, vetëm 29 prej tyre kanë qenë portierë, mbrojtës apo mesfushorë defansivë.