Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026
Vetëm pak më shumë se gjysma e kandidatëve që i janë nënshtruar afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore e kanë kaluar atë me sukses. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se bëhet fjalë për 2,444 nga 4,433 kandidatë, ose 55.1%. Dhe kjo me arritshmëri mesatare të përgjithshme prek 43.2 pikësh Ndërkohë, arritshmëria…
Lajme
Vetëm pak më shumë se gjysma e kandidatëve që i janë nënshtruar afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore e kanë kaluar atë me sukses.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se bëhet fjalë për 2,444 nga 4,433 kandidatë, ose 55.1%. Dhe kjo me arritshmëri mesatare të përgjithshme prek 43.2 pikësh
Ndërkohë, arritshmëria më e lartë në test është në lëndën Gjuhë Shqipe me 49.3 pikë.
Më pas radhitet gjuha angleze me 44.1 pikë, Matematika me 36.4 pikë e Lënda zgjedhore me 42.9 pikë.
Sipas njoftimit të MASH, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.
Afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore është mbajtur e 29 gusht 2026 në 55 qendra të testimit në vend.