Rama për Sveçlën që u shpall fajtor: Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dal me një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore që e ka shpallur fajtor Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2018. Rama në postimin e tij tha se ky është standardi i pushtetit aktual, transmeton lajmi.net. “A…

Lajme

02/09/2026 15:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dal me një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore që e ka shpallur fajtor Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2018.

Rama në postimin e tij tha se ky është standardi i pushtetit aktual, transmeton lajmi.net.

“A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti? Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm. Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet.”, tha ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS QË DUHET TA GARANTOJË RENDIN, ËSHTË SHPALLUR FAJTOR PËR SHKELJEN E TIJ.
A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?
Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm.
Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet.
Absurde. E turpshme./lajmi.net/