Vërshime në komunën e Drenasit (Video)

Shiu që ka rënë gjatë ditës së sotme, ka bërë që të ketë shumë vërshime në zona të ndryshme të vendit.

Lajme

10/03/2016 18:44

Rrugë e ara me të mbjella janë përmbytur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Përveç kësaj janë dëmtuar edhe shumë rrugë të ndryshme të fshatrave sikurse në rastin e Nekocit të Drenasit.

Ibrahim Kastrati, lexues I lajmi.net ka dërguar një video ku shihet se uji ka shkaktuar dëmtime në ara dhe në rrugën e fshatit./lajmi.net