Verratti: Italia duhet t’iu kthejë qytetarëve të saj buzëqeshjen
Marco Verratti dëshiron që Italia të luajë për qytetarët e saj.

Sport
Ky vit do të shënjohet gjithmonë për shfaqjen e virusit Covid-19, ku ndër vatrat më të mëdha ishte Italia.
Qytetarët e Italisë ishin më të goditurit nga ky virus dhe këtë gjë e di lojtari i kombëtares së Italisë, Marco Verratti.
Anëtari i PSG ka bërë thirrje që skuadra kombëtare të luajë për t’iu kthyer buzëqeshjen qytetarëve të tyre.
“Është moment i komplikuar për të gjithë, për lojtarët por edhe për botën”, ka thënë Verratti, transmeton lajmi.net.
“Ne jemi me fat, jemi kontrolluar shpesh dhe kemi kuptuar problemin. Është periudh e vështirë, por duhet vazhduar, duhet t’iu japim buzëqeshje njerëzve që nuk mund të vijnë në stadium”, ishin fjalët e mesfushorit.
Italia përgatitet tashmë për ndeshjen e tretë në Ligën A, Grupi 1.
Ata luajnë në Gdansk të Polonisë. /Lajmi.net/