Verifikimi gjen parregullsi në Mitrovicë – Huqje votash, fletëvotime të dëmtuara e mungesë të numrave serikë

‘Drama’ e zgjedhjeve në Mitrovicën Jugore po vazhdon akoma. Kjo për shkakun se rezultati mes dy kandidatëve kryesor atje, me Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Faton Pecit, të Lëvizjes Vetëvendosje, shfaq një diferencë të vogël mes tyre, më saktësisht nga rezultate preliminare, dallimi është 28 vota. Pas këtyre rezultateve, Komisioni Qendror i…

Lajme

17/10/2025 13:41

‘Drama’ e zgjedhjeve në Mitrovicën Jugore po vazhdon akoma.

Kjo për shkakun se rezultati mes dy kandidatëve kryesor atje, me Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Faton Pecit, të Lëvizjes Vetëvendosje, shfaq një diferencë të vogël mes tyre, më saktësisht nga rezultate preliminare, dallimi është 28 vota.

Pas këtyre rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është duke zhvilluar verifikimin e rezultateve.

Edhe pse në disa komuna ka përfunduar, në Mitrovicën jugore ende po vazhdon. Për dallim nga rezultatet e para, për momentin diferenca mes dy kandidatëve atje është më e madhe.

Lidhur me këtë proces, janë publikuar edhe disa fotografi nga procesi i verifikimit, që dëshmojnë parregullsi që janë krijuar gjatë procesit të parë të numërimit.

Kështu, në njërën nga fotot, shihet se si gjatë verifikimit, ka pasur ndryshim rezultati për Arianin. Përderisa gjatë numërimit, Tahiri i janë shënuar 207 vota në një vendvotim, në verifikim atij i kanë rezultuar 214.