Vendimi për vrasjen e Liridona Ademajt, Lushaku: Mesazh i fortë që çdo dorë që ngrihet ndaj një gruaje do të përballet me ligjin
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Jehona Lushaku ka shkruar në lidhje me dënimin që Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Ajo ka thënë se pas këtij vendimi, sonte shpirti i Liridonës prehet i qetë. “Drejtësia tha fjalën e saj…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Jehona Lushaku ka shkruar në lidhje me dënimin që Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ajo ka thënë se pas këtij vendimi, sonte shpirti i Liridonës prehet i qetë.
“Drejtësia tha fjalën e saj sot. Drejtësi për Liridonën, për fëmijët e saj të cilëve iu mohua përgjithmonë e drejta për ta pasur dhe për tu rritur me nënën pranë. Mbi të gjitha është një mesazh i fortë: çdo dorë që ngrihet ndaj një gruaje do të përballet me ligjin”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se Liridona u bë simbol i një zgjimi shoqëror që asnjë grua tjetër të mos përjetoj të njëjtin fat, dhe drejtësia për të është drejtësi për të gjithë shoqërinë tonë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: