Vendimi i ‘rrëzikshëm’ që mund t’i kushtojë Furyt me humbje kundër Wilderit

Joseph Parker po shpreson se vendimi i rrëzikshëm i Tyson Furyt për të ndryshuar ekipin stërvitor pak muaj para meçit kundër Deontay Wilder, nuk do t’i kushtojë me humbje.

Sport

22/02/2020 08:48

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të ngjiten edhe një herë në ring për të matur forcat, pas ndarjes baras në meçin e parë.

“Ekziston rreziku atje sepse skema në luftën e parë ishte duke funksionuar”, ka deklaruar Parker, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk jam i sigurt për ndryshimin e ekipit të tij ose se si taktikat do të ndikojnë në Fury, por thjesht do të duhet të presim dhe të shohim nëse ka qenë vendim i duhur apo jo”.

Meçi mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të luhet ditën e diel me fillim nga ora 06:00, sipas kohës sonë lokale./Lajmi.net/