Veliu: Kosova ka rënie të rasteve të Trafikimit me Qenie Njerëzore

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka deklaruar se duhet shtuar përpjekjet në luftën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Lajme

19/10/2020 10:21

Ai tha se sulmet seksuale vazhdojnë te janë formë e shpeshtë e trafikimit dhe se me rastin e Ditës Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore kërkohet vëmendje e plotë në luftimin e këtij fenomeni.

https://www.facebook.com/lajminet/videos/693211551401544/

“Këto vepra bazohen edhe në dhunë psikologjike dhe shantazhe emocionale. MPB në bashkëpunim me gjithë akterët e përfshirë po punon në hartimin e strategjisë nacionale anti-trafikim dhe planin e veprimit ku po merren për bazë edhe rekomandimet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe BE-ja.Nga statistikat e viteve të fundit bëhet e ditur se Kosova ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz dhe kjo erdhi si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës. Rekomandimet e dala nga mekanizmat vlerësues për ne do të jenë plan pune për të vepruar më ashpër ndaj kësaj kategorie dhe tu ofrohet mbështetje viktimave të trafikimit”, tha Veliu, transmeton lajmi.net.

Ministri Veliu tha se përkundër angazhimit në pandemi, Policia e Kosovës ka arritur që gjatë periudhës janar-shtator 2020 të bëjë identifikimin e 11 viktimave të trafikimit dhe të arrestojë 59 persona të dyshuar.

“Janë paraqitur edhe 18 kallëzime penale në Prokuroria për veprat e trafikimit me njerëz dhe atyre që ndërlidhen me trafikimin. Në çdo kohë rreth 2.5 milionë njerëz janë të prekur nga trafikimi ku thuajse çdo vend në botë është i përfshirë në trafikim qoftë si vend i origjinës apo transitit. Duke pas parasysh këto të dhëna shqetësuese duhet punuar së bashku dhe bashkë t’i ndalojmë veprimet e tilla në mënyrë që Kosova dhe shoqëria jonë të jenë imune  ndaj këtij fenomeni shumë të rrezikshme. MPB do të jetë e përkushtuar që pa kompromis të vazhdojë lutën ndaj çdo forme të trafikimit”, tha Veliu./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Thaçi “urdhëron” institucionet të luftojnë me çdo kusht trafikimin me qenie njerëzore