Kurti takoi shefin e OSBE-së në Kosovë: U bisedua rreth mbështetjes për krijimin e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin Gjuhësor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher. Në takim u bisedua konkretisht rreth mbështetjes për krijimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin Gjuhësor brenda Zyrës së Kryeministrit, teksa Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e…

Lajme

06/05/2024 21:22

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher.

Në takim u bisedua konkretisht rreth mbështetjes për krijimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin Gjuhësor brenda Zyrës së Kryeministrit, teksa Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e kësaj zyreje.

Kjo zyrë do të punojë ngushtë me Zyrën e Komisionerit për Gjuhë në sigurimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, dhe do punësojë deri në 15 përkthyes, në mënyrë që ligjet dhe aktet nënligjore të paraqiten në të dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës me saktësi të plotë përkthimi. Me këtë angazhim të Qeverisë, po sigurojmë edhe sundimin e ligjit edhe zbatimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës.