Osmani: MCC-ja po sjell përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright, dhe përfaqësuesit e qeverisë amerikane. Osmani aty takoi presidentët e Liberisë, Malawit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë…

Lajme

06/05/2024 21:23

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright, dhe përfaqësuesit e qeverisë amerikane.

Osmani aty takoi presidentët e Liberisë, Malawit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones.

Shefja e shtetit tha se MCC-ja po luan rol transformues, “duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj”, tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.