Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit me qëllim nga vetura

Një person ka vdekur në Pejë pasi është goditur nga një veturë, e sipas dyshimeve të para kjo ka ndodhur qëllimshëm. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. “Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës me Njësitet Relavante janë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një këmbesor…

Lajme

24/04/2024 20:13

Një person ka vdekur në Pejë pasi është goditur nga një veturë, e sipas dyshimeve të para kjo ka ndodhur qëllimshëm.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës me Njësitet Relavante janë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një këmbesor është goditur qëllimshëm nga një veturë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës. I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës”, tha Nikçi.

I dyshuari është në kërkim.