Nëna Ruke feston datëlindjen, Haradinaj: Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie

Nëna e heronjve dhe dëshmorëve Ruke Haradinaj, feston ditëlindjen e saj ditën kur ka ra heroikisht djali i saj Luan Haradinaj. Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook. “Ditëlindja jote do të ishte nesër, në ditën e rënies së Luanit, por që në respekt të kujtimit tënd…

Lajme

05/05/2024 22:03

Nëna e heronjve dhe dëshmorëve Ruke Haradinaj, feston ditëlindjen e saj ditën kur ka ra heroikisht djali i saj Luan Haradinaj.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Ditëlindja jote do të ishte nesër, në ditën e rënies së Luanit, por që në respekt të kujtimit tënd për të, po ta shënojmë sonte! Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie, ti që na bëre këta që jemi sot, me djem, nuse, nipa e mbesa”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të paçim përjetë Nana Rukë!

Sonte jemi mbledhur për ditëlindjen tënde, shumë prej të cilave i ke kaluar me kujtimin e mallin e pashuar për djemtë tuaj: Shkëlzenin, Luanin e Enverin, nipin Shqipdonin, Nanën Aze dhe gjyshen Zize, por që kurrë nuk u dorëzove e përherë e fortë qëndrove!

Ditëlindja jote do të ishte nesër, në ditën e rënies së Luanit, por që në respekt të kujtimit tënd për të, po ta shënojmë sonte! Gjithmonë ke qenë drita e kësaj shtëpie, ti që na bëre këta që jemi sot, me djem, nuse, nipa e mbesa. E paç gjithmonë zemrën plot, siç e ke plot shtëpinë! Të paçim Nanë!