Vdekja e të riut në vendin e punës në Prishtinë, Bajrami kërkon hetim të plotë të rastit: Të merren masa ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi sot ka humbur jetën edhe një i ri në vendin e tij të punës në Prishtinë. Ajo ka thënë se kjo është një alarm tjetër se siguria në punë vazhdon të mos trajtohet me seriozitetin e duhur. “Çdo jetë e humbur në vendin e punës…

Lajme

28/07/2026 21:10

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi sot ka humbur jetën edhe një i ri në vendin e tij të punës në Prishtinë.

Ajo ka thënë se kjo është një alarm tjetër se siguria në punë vazhdon të mos trajtohet me seriozitetin e duhur.

“Çdo jetë e humbur në vendin e punës është një dështim i sistemit të mbikëqyrjes dhe zbatimit të ligjit. Kërkoj nga Inspektorati i Punës dhe institucionet e tjera përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë dhe transparent për këtë rast, t’i bëjnë publike gjetjet dhe të ndërmarrin masa ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin”, ka shkruar Bajrami.

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit ndërsa të lënduarit i ka uruar shërim sa më të shpejtë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: