Vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj për pesë të dyshuarit për vrasje në Aktash

Është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj pesë të dyshuarve për vrasje në lagjen Aktash të Prishtinës. Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Me datë 01.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës…

Lajme

02/10/2024 16:38

Është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj pesë të dyshuarve për vrasje në lagjen Aktash të Prishtinës.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Me datë 01.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.LL, S.S dhe F.A. Të pandehurve K.G, V.A, R.LL, S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do të zgjasë nga data 02.10.2024 deri me datë 02.12.2024”, ka thënë Gashi për lajmi.net. /Lajmi.net/