Varane: Nuk kam çfarë ta këshillojë Mbappen, është e qartë

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Raphael Varane ka folur për situatën që gjendet sulmuesi Kylian Mbappe.

Sport

05/10/2021 13:52

Francezit i skadon kontrata verën tjetër dhe është i lidhur me largimin, ngase nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, transmeton lajmi.net.

El Chiringuito ka kontaktuar Varanen duke e pyetur nëse ka ndonjë këshillë për të ardhmen e Mbappes.

“Nuk kam këshillë për Mbappen. Ai e di çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se është e qartë në mendjen e tij”.

Ndërkohë, Mbappe konfirmoi se dëshironte largimin dhe transferimin vetëm te Real Madrid gjatë verës së kaluar./Lajmi.net/