VAR, aleati i Real Madridit

Derisa Real Madrid po marshon drejt titullit të 34-të të La Ligas, fitoret e tyre janë duke u kontestuar shumë.

Sport

04/07/2020 11:03

Mediet katalane po vazhdojnë të vënë dyshime rreth intervenimeve të VAR, të rastet e dyshimta që lindin gjatë ndeshjeve të Real Madrid.

Shumë e ashpër është treguar Mundo Deportivo. Kjo media, e cilëson VAR si një aleat të Real Madrid, përcjell lajmi.net.

“VAR, aleati i Real Madrid”, shkruan Mundo Deportivo.

“Vendimet e gjyqtarëve, përsëri protagoinst në një tjetër fitore për Madridin, këtë herë kundër Getafe. Në pesë nga gjashtë fitoret e tyre pas pushimit në ligë, ka pasur polemika”, vazhdon kjo media.

“Fitoret e Real Madridit me polemika të gjyqtarëve janë në rrugën e duhur për t’u bërë një dukuri e rregullt në këtë kampionat ekspres”.

Mundo Deportivo pretendon se VAR ka mundur të akordojë penallti në minutën e 35’ të ndeshjes Real Madrid – Getafe, pas një ndërhyrje të Dany Carvajal në Olivera.

Real Madrid mposhti Getafen 1:0, me një gol të shënuar nga Ramos nga penalltia në minutën e 79’./Lajmi.net/