Van Gaal konfirmon lëndimin e Shaw dhe Rafael
Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka konfirmuar se dy lojtarët e skuadrës së tij, Rafael dhe Luke Shaw janë lënduar në takimin kundër Yeovilit.
Sport
Van Gaal ka konfirmuar se Rafael dhe Shaw kanë pësuar lëndime në takimin e FA Cup, kundër Yeovolit e cila përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të skuadrës të drejtuar nga holandezi.
“Ne kemi pritur një ndeshje të vështirë ku nuk do të arrinim të qarkullonim shumë topin”, tha Van Gaal në konferencë për shtyp.
“Në pjesën e dytë ne i ndryshuam disa gjëra të cilat ishin të nevojshme, pasi Shaw u lëndua ashtu sikurse edhe Rafael”, përfundoi holandezi.